Kuzmanovska: Sezoni i gripi fillon në shkurt, vaksinohuni

Ndotja e ajrit shkakton vështirësi dhe zvogëlim të imunitetit të përgjithshëm në organizimin e çdo njeriut posaçërisht te njerëzit me sëmundje kronike dhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes. Zvogëlimi i imunitetit dhe veprimet e dëmshme të ajrit të ndotur mund të ndikojnë keq dhe ta rrisin mundësinë e sëmundjeve, jo vetëm të gripit, por edhe të paraqitjes të çdo lloji tjetër të sëmundjeve respiratore.

Marketing

Gripi mund të jetë sëmundje e re e cila sjell numër të madh të komplikimeve dhe mund të përfundojë kobshëm. Kështu u shpreh sot epidemiologia Gordana Kuzmanovska, nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila apeloi deri te grupet e rrezikuara, deri te të gjithë që kanë person të sëmurë në familje, fëmijë të vegjël, por edhe njerëz të shëndosh të vaksinohen kundër gripit, përderisa sezoni i vërtetë ende nuk ka filluar.
Ajo tha se numri i të sëmurëve nga gripi relativisht është i ulët dhe arrin në 207 persona për javën e kaluar dhe theksoi se sezoni i gripi pritet muajin e ardhshëm.

“Presim me fillimin e vitit shkollor të fillojë të rritet numri i të sëmurëve nga gripi. Ai numër gradualisht rritet. Megjithatë presim rritje më të madhe edhe arritjen e kulminacionit në muajin e dytë të vitit. Numri i të sëmurëve është i ngjashëm, ashtu si vitin e kaluar në këtë periudhë. Ndërsa, në raport me numrin mesatar të nëntë sezoneve të fundit të cilat i shfrytëzojmë për krahasim, numri i të sëmurëve në javën e kaluar është për 75 për qind më pak. Numri më i madh i të sëmurëve është në Shkup, Gostivar dhe Strumicë”, theksoi dr. Kuzmanovska dhe rekomandoi personat jo të vaksinuar të vaksinohen dhe të mbrohen nga gripi.
Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi, ajo theksoi se ka persona edhe me pasqyrë të rëndë klinike të cilët janë hospitalizuar në institucionet të cilët kujdesen për këta pacientë para se gjithash në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile. Ajo sqaroi se numri i tyre nuk është i madh, por se e hetojnë prezencën jo vetëm të gripit, por në mënyrë laboratorike kërkohen dhe lloje tjera të viruseve të cilët mund të shkaktojnë këso sëmundje. Mes tjerash dr. Kuzmanovska, shtoi se nuk ka raste të vdekjes nga komplikimet e gripit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve Kuzmanovska, tha se një përqindje e madhe e punëtorëve mjekësor janë të vaksinuar, për shkak se të ekspozimit të tyre profesional janë njëri prej grupeve më të rrezikshme dhe kanë pasur mundësi të vaksinohet me vaksina pa pagesë.

“Supozoj se të gjithë nuk janë të vaksinuar pikërisht për atë se ishte paralajmëruar ai donacion. Donacioni është riformuluar në një mënyrë. Nga gjithsej 6.700 vaksina komerciale, mjetet nga donacioni sigurojnë ridedikim të rreth 4.500 vaksinave. Për momentin 1.500 vaksina shtesë janë shpërndarë në shtet dhe po vaksinohen punëtorët shëndetësor, 3000 vaksinat plotësuese, po ashtu do të ridedikohen dhe do të mund të caktohet për grupet e rrezikshme të cilët deri më tash kanë mundësi të vaksinohen pa pagesë”, shtoi epidemiologia Kuzmanovska.

Marketing