Ky do jetë transferimi i parë i Barcelonës, lojtari do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

9:52 | 11 Maj 2021

Marketing

Barcelona pritet të bëjë disa përforcime gjatë afatit kalimtar veror për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të garojë për Ligën e Kampionëve.

Katalunasit duan përforcime në mbrojtje dhe sulm, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, transferimi i parë do jetë qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia.

Garcia do bëhet presidenti i blaugranasve, Joan Laporta dhe do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Transferimi i spanjollit do njoftohet pasi të përfundojë finalja e Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Barcelona këtë edicion ka fituar Kupën e Mbretit, derisa mbesin në garë për La Liga-n, ku kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Pas Garcias, Barcelona synon të bëjë realitet transferimet e Sergio Agueros, Memphis Depay dhe Erling Haaland./Lajmi.net/