Ky do të jetë çmimi për 1 orë parkim në Ohër këtë verë

Nëse dëshironi të parkoni këtë verë në qendër të Ohrit atëherë do të duhet të paguani 100 denarë për një orë në vend të 30 sikurse deri më tani. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën. zonë premium që do të shtrihet nga Posta deri në sheshin e qytetit ku ka shumë objekte hotelierike.

Marketing

Autoritetet lokale besojnë se kështu do t’i japin fund bllokimit të trafikut në kulmin e sezonit turistik.
Do të paguhet me tiketë, me të cilën pastaj do të kryhet pagesa në arkë. Qëllimi është të destimulohet lëvizja e automjeteve në qendër të qytetit “.-deklaroi Konstantin Gjeorgjievski – kryetar i Ohrit

Ndryshe nga e kaluara, kur kishte ndalesë qarkullimi në pjesën e vjetër të Ohrit në kohë të caktuara të ditës, këtë vit kjo nuk do të ndodhë. Trafiku do të rregullohet duke vendosur trarë, për të cilat do të duhen leje kalimi speciale.

Nëse i keni parë saktësisht rekomandimet e UNESCO-s në pikën 18, është reduktimi i trafikut në qytetin e vjetër”- u shpreh Konstantin Georgievski – kryetar i Ohrit
Për zonat e tjera çmimet mbeten të njëjta 20 ose 30 denarë. Për këtë reaguan këshilltarët komunalë nga VMRO-DPMNE. Ata thonë se duke ngritur çmimet, kaosi në trafik nuk është zgjidhur.
Ndoshta duhet të mendohet që ajo zonë premium të jetë vend ku mysafirët vetëm do të parkoheshin, ose të jetë një zonë për këmbësorë. Dëmi për turizmin dhe në hotelieri, dhe të gjithë ata që merren me turizëm dhe jetojnë nga turizmi, do ta ndjejnë atë. Me vetëdije ose pa vetëdije do ta pasivizojmë atë pjesë të qytetit gjë që nuk është e nevojshme”.- theksoi Kiril Pecakoski-këshilltar i VMRO-DPMNE.

Qytetarët janë me mendime të ndara për çmimet e reja.
Kjo është e mrekullueshme. Unë jam nga qendra dhe është gjithmonë një problem parkimi. Nuk mundet këtu punonjësit nëpër restorante, kuzhinierët, pronarët dhe të tjerët që vijnë me makina dhe të parkojnë, kështu ti zënë parkingjet që iu duhen turistëve. ”

Është shumë për një orë. Për shembull, nëse dikush punon këtu për tetë orë, do të duhet të paguajë 800 denarë për parkim, ndërsa ai nuk merr aq pagë. “- u shprehën disa nga qytetarët e intervistuar për Alsat.

Alsat i hulumtoi çmimet e parkimit në disa qytete botërore në mbarë Evropën në mënyrë, që të bëjmë një krahasim me çmimet e reja në Ohër.

Parking në Monako:
1 orë – pa pagesë
2 orë – € 5.10 (rreth 300 denarë)
Pas orës 19:00 – € 0.40 (më pak se 30 denarë)

Për shembull, në Monakon ultra-luksoz dhe turistik, parkimi një orë është falas, dhe në mbrëmje çmimet pas orës 19 është më pak se 30 denarë për një orë, dmth më pak se gjysmë euro. Përndryshe, në Ohër problemi shtesë është mungesa e hapësirave të parkimit. Si qeveria e mëparshme ashtu edhe kjo e tanishme lokale njoftuan se do të ndërtonin garazhe shumëkatëshe, por asnjë nuk është ndërtuar akoma.

Marketing