Ky do të jetë moti për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë pak më të ulët dhe me vranësira të vogla lokale.

Marketing

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 29 deri 39 gradë. Indeksi UV do të arrijë 8.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura të mëngjesit deri 17 gradë, ndërsa ajo ditore 36 gradë.

Tashmë nga e marta sërish do të jetë ngrohët me rritje të temperaturave ditore deri 40 gradë. Më nxehtë do të jetë të enjten, ku, sipas paralajmërimeve temperatura maksimale do të lëviz prej 33 deri 41 gradë.

Nga mesi i javës do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar lokale pasdite.

Marketing