Ky është anëtari i ri në Këshillin Nacional për Eurointegrime (FOTO)

Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot dërgoi njoftim deri tek kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend Ilija Dimovski, se ata kanë propozuar docent d-r Aleksandar Spasov nga Universiteti Shën Cirili dhe Metodi si përfaqësues i Kabinetit të Presidentit për anëtar në Këshillin Nacional për Eurointegrime.

Marketing

Këtë e bënë të ditur vet kabineti i Presidentit përmes një komunikate për media.

“Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot dërgoi njoftim deri tek kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Ilija Dimovski se docent d-r Aleksandar Spasov, nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodi” është propozuar si përfaqësues i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtar në Këshillin Nacional për Eurointegrime”, thuhet në komunikatë.

Nga Kabineti i presidentit gjithashtu njoftojnë se kanë kërkuar shkarkimin e prof. d-r Ivanka Dodovska, e cila deri tani ishte përfaqësues në Këshillin Nacional për eurointegrime të Kabinetit të Ivanov./Zhurnal.mk

Marketing