Artan Grubi është deputeti i BDI-së i cili ka punuar për ti rumbullaksuar 80 vota në Kuvendin e Maqedonisë. Siç mëson TS, ai ka qenë i emëruar nga Kuvendi dhe Qeveria për ti bindur deputetët e VMRO-së që të votojnë për ndryshimet kushtetuese i cili edhe e arriti të fitojë dhe ti bind disa deputet të opozitës për ti bërë 80 vota.

Ndryshe sonte Kuvendi i Maqedonisë votoi po ndryshimit të emrit dhe po marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe po ndryshimeve kushtetuese, raporton TetovaSot.

Dy të tretat e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, përkatësisht 80 deputetë, duke përfshirë edhe votat e deputetëve nga opozita VMRO DPMNE, Parlamenti i Republikës së Maqedonisë pranoi propozimin e qeverisë për të filluar procedurën e ndryshimeve kushtetuese në përputhje me angazhimet e marra nga Marrëveshja me Greqinë nënshkruar disa muaj më parë në Prespë.

Artikulli paraprakDramë në ‘Stamford Bridge’, Chelsea dhe Man Utd barazojnë në minutën e fundit
Artikulli tjetërHazbi Lika: Euforia plot shpresë për ardhmërinë e këtij vendi, sot po ndihet gjithandej!