Ky është grupi i Kosovës për kualifikime në EURO 2020

Kosovës i ka rënë shorti të luajë me Anglinë në Grupin A, në kualifikime për Kampionatin Evropian, EURO 2020.

Marketing

Kosova mësoi sot gjatë hedhjes së shortit në Dublin se do të bëjë gara në Grupin A për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ky është Grupi i Kosovës:

Grupi A: Anglia, Çekia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova
Kualifikimet për EURO 2020 nisin në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Marketing