Ky është moti për sot

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell dhe do të vazhdojë të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të shkaktojë rënie të temperaturave ditore.

Marketing

Temperatura minimale do të lëviz prej minus një deri në gjashtë gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri 16 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri 14 gradë.

Prej nesër pason periudha e motit me diell dhe të ngrohtë, me rritje të konsiderueshme të temperaturave ditore.

Marketing