Ky është parashikimi i motit për sot

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të matura dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë paraqitje e izoluar e të reshurave të shkurta dhe bubullima të ralla.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tetë deri 14, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri 30 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të matura dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të të reshurave të shkurta dhe bubullima të ralla.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 12, ndërsa ajo e ditës deri 24 gradë Celsius.

Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me të reshura të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Procese më intensive priten gjatë fundjavës.

Marketing