Ky është parashikimi i motit për sot

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. UV=8.

Marketing

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 23 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të jetë deri në 31 gradë Celsius.

Më pas do të mbizotërojë mot stabil dhe i nxehtë me rritje të temperaturës së ditës.

Marketing