Mirëmbajtësit e higjienës të hapësirave banesore dhe afariste janë profesioni më i kërkuar për punësim. Në Byronë për punësim në vend sipas informatave të tyre kërkohen 1.363 mirëmbajtës të higjienës.

Mes më të kërkuarve janë edhe shitësit për të cilët ka pasur konkurs për 366 punësime, rrobaqepësit e tekstilit 220, kamerierë 193, shoferë taksie 192, rrobaqepës 165, punëtorë të përgjithshëm 134, punonjës sigurimi 120, kontrollorë dhe produktet të ngjashme 99.

Kërkohen edhe 99 programues, 92 kuzhinierë, 90 punëtorë magazine, 77 nëpunës administrativë, 77 banakierë, 73 arkëtarë, 58 shoferë të kamionëve, 57 bravandreqës, 51 drejtues të makinës për paketim, 46 furrtarë, 44 administratorë, 44 drejtues të makinës për bulmete, 40 punëtorë për ndërtime të larta, 38 shpërndarës për shitje me pakicë, 37 punëtorë ndërtimi dhe 35 asistentë-kuzhinierë.

Vende të lira pune sipas të dhënave të Byrosë për punësim janë mbi 5.000.

Më shumë vende të lira pune ka në Shkup, 3.516, pason Vinica me 511, Koçani me 142, Kumanova me 113, Manastiri me 107, Strumica me 107, Tetova 95…

Numri i personave të papunë në muajin korrik 2018 është 95.421. Më shumë ka në Shkup 15.836, pason Tetova 11.469, Prilepi 6.820…

Të papunë, më me numër janë ata pa arsim- 41.628, me arsim jo të plotë të mesëm -13.240, me arsim të mesëm janë 26.584. Të papunë me fakultet të kryer janë 11.495, 909 magjistra dhe 33 doktorë të shkencave.