Ky është rezultati final i zgjedhjeve presidenciale

KSHZ në faqen e saj ka publikuar rezultate nga 100 për qind e votave të numëruara.

Marketing

Sipas rezultatit edhe zyrtarisht Stevo Pendarovski është kryetar i ri i Maqedonisë së Veriut, me mandat prej 5 viteve.
Ai në këto zgjedhje, ka arritur të fitojë 436.212 vota ose 51.66 për qind. Kundër kandidatja, Gordana Siljanovska, ka fituar 377.713 vota, ose 44.73 për qind.

Vota të pavlefshme janë shpallur 30.442 flet, ose 3.61 për qind.

Në këto zgjedhje kanë votuar 844.365 qytetarë dhe dalja në votime ka qenë 46.70 për qind.

Kujtojmë se censusi i nevojshëm për të shpallur një kandidat president ka qenë 40 për qind.

Marketing