SONY DSC

Mëngjesi është vakti kryesor i ditës, i cili nuk duhet kapërcyer asnjëherë, por duhet treguar kujdes lidhur me atë që konsumohet.

Edhe ato ushqime që duken të lehta dhe të shëndetshme, mund të fshehin dëme që nuk i dinim për shëndetin, duke shkaktuar për shembull, rritje të ndjeshme të sheqerit në gjak.
Alarmi vjen nga një studim amerikan i Stanford University School of Medicine, i cili ka ndjekur për dy javë një kampion prej 57 personash, që të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore, duke monitoruar vazhdimisht nivelin e tyre të glukozës.

Më konkretisht studiuesit monitoruan tre lloje të ndryshme mëngjesesh, qumësht me cornflakes (drithëra), një sanduiçh me gjalpë dhe një çokollatë me proteina.
Rezultatet ishin befasuese, 80% e pjesëmarrësve patën një rritje të ndjeshme të glicemisë, pasi kishin ngrënë mëngjes me drithëra dhe qumësht, shkruan noa.al.

Sipas Michael Snyder, profesor i gjenetikës në Stanford dhe autor kryesor i studimit, ka shumë persona që kanë ngritje të ndjeshme të nivelit të glukozës dhe as që e dinë.