Ky është zvarraniku më i vogël në Tokë

Zvarraniku më i vogël në Tokë i përket familjes së kameleonit dhe ka madhësinë prej 22 milimetrae. Sipas shkencëtarëve, kjo e bën atë më të voglin nga 11.500 lloje zvarranikësh.

Marketing

Zvarraniku që është zbuluar së fundmi është mashkull, ndërsa, studiuesit thonë se femra ka trup më të madh, që shkon në rreth 29 milimetra.

Ky lloj i ri kameleoni është gjetur në veri të Madagaskarit dhe rrezikon zhdukjen, sipas revistës shkencore “Scientific Reports”. Ai ushqehet me merimanga dhe gjatë natës fshihet nën fijet e barit për t’u shpëtuar grabitqarëve.

Marketing