Ky ish ministër i LSDM-së pritet të jetë kryeministër i Qeverisë së përkohshme?!

Pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, se në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, do të tërhiqet nga funksioni më 3 janar, në opinion filluan kalkulimet se zëvendës i tij do të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Megjithatë burime partiake nga LSDM, për TV21 thonë se me shumë gjasa si kryeministër teknik do të emërohet sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski. Sipas burimeve, Spasovski duhet që të mbetet në Ministri si zëvendës ministër, si dhe ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska.

Nga partia në pushtet, LSDM, thonë se vendimi do të sillet në seancën e Këshillit Qendror të partisë. “Kemi kohë, tani sapo ka mbaruar takimi i liderëve, me shumë gjasa duhet të caktohen të gjitha procedurat partiake, që është seanca e Këshillit Qendror. Kemi shumë kohë deri më 3 janar, që të mendojmë mirë, që ta diskutojmë këtë çështje”, theksoi Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

evn