“Ky mall vështirë se kalon”, vajza e Jakup Kransiqit takon të atin në Hagë

Prej më shumë se 8 muajsh Jakup Krasniqi dhe ish-drejtues të tjerë të UÇK-së janë thirrur nga gjykata e Hagës, nën akuzat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Marketing

E ndërsa procesi gjyqësor pritet të zgjasë, vajza e Jakup Krasniqit ka arritur pas 8 muajve që nga dërgimi i të atit në Hagë, të takohet me të.

Ndjesitë e këtij i takimi ajo i ka ndarë përmes një publimi ne Facebook, kur ndër të tjera shprehet se ka qenë e rëndë ta shihte të atin aty.

Postimi i plotë

Per 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua. Sot në prehërin tënd mu qetësua shpirti Babi.

Harruam gjithçka. Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet.

Jeta është e padrejt me njerezit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndrru këtë moment her në gjum e her me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do ti thoja, para teje u bëra e heshtur.

Sa na kishe munguar!

Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herave tjera, megjithese perballeshe me te tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herave tjera, mjekrra e bardhë që ti numron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashem.

Ti nuk thehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish te burgosur, qe tregonin historit e tua sikur të një superheroi. U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gezoi.

Sa na kishe munguar!

E di, ti edhe njeherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-se. Por, na duhesh edhe neve.

Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi.

U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon.

Te duam

https://www.facebook.com/gresa.jk/posts/4227749593948805

Marketing