Ky mjekim popullor mund antibiotikët, ja zbulimet e shkencëtarëve

Ai ka qënë prej kohësh një mjekim i përdorur për kollën, fytin e ngjirur dhe të ftohurën.

Marketing

Kërkimet tregojnë se mjalti është më efektiv në trajtimin e këtyre simptomave se sa antibiotikë apo mjekime të tjera që mund të merren pa recetë.

Ekspertë në Oxford University u shprehën se mjekët duhet tu thonë pacientëve të hanë një lugë mjalt në vend që të pijnë antibiotikë, të cilët mund të nxisin rezistencën e mikrobeve.

Ata shqyrtuan studime që krahasonin efektivitetin e mjaltit ndaj mjekimeve kundër kollës, antihistaminave dhe mjekimeve kundër dhimbjeve.

Në përgjithësi, mjalti u zbulua të jetë ‘superior’ ndaj këtyre simptomave dhe ndryshe nga mjekimet e tjera nuk shfaq efekte negative.

Marketing