Ky reper shqiptar arrin një sukses të madh në botë

“Creep On Me”, është kënga e re e reperit shqiptar, G4shi.

Këtë projekt ai e ka sjell në bashkëpunim me French Montanën dhe DJ Snake të shoqëruar edhe me videoklip

Marketing

Dhe tani, reperi shqiptar ndau një fotografi me ndjekësit teksa tregon se kënga e tij është renditur në top 5-she, ndër projektet më të dëgjuara në botë.

Gashi ka paralajmëruar edhe një duet me Ledri Vulën, ku së shpejti vijnë me klipin e ri por që dyshja ende nuk kanë dhënë detaje.

Ai po ashtu ishte prezent edhe në festivalin “Sunny Hill”, i cili erdhi në Kosovë pas 18 vitesh.