Ky shtet është nikoqir i gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kombeve

Portugalia edhe zyrtarisht është përcaktuar si organizatore e gjysmëfinaleve dhe finales të Ligës së Kombeve, që do të mbahen në qershor.

Marketing

Kombëtarja e Portugalisë u bë skuadra e parë që u kualifikua në gjysmëfinale e turneut inaugurues të UEFA-s dhe asaj iu bashkuan edhe Anglia, Zvicra dhe Holanda, transmeton Gazeta Express.

Italia, Portugalia dhe Polonia ishin në garë për organizimin e ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale të kësaj gare, që të tri këto Kombëtare në Grupin 3 të Ligës A, dhe UEFA kishte vendosur që cilado nga to që shpallet fituese e grupit, do ta marrë të drejtën e të qenit nikoqire.
Komiteti ekzekutiv i UEFA-s u takua në Dublin më 3 dhjetor, dhe vendosi që gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në Portugali.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 5 qershor, ndërsa gjysmëfinalja e dytë një ditë më vonë, më 6 qershor. Dy Kombëtaret që arrijnë të shkojnë deri finale do të ndeshen mes vete më 9 qershor, për ta zbuluar se kush është kampioni i Ligës së Kombeve.

Marketing