Kyçyk: Zgjedhje duhen sa më shpejtë të jetë e mundur, bojkotimi nuk është zgjidhje!

Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian, nga njëra anë konsideron se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë me qëllim që Qeveria teknike të zëvendësohet me Parlament politik dhe funksional, ndërsa nga ana tjetër, thotë se bojkotimi nuk është zgjidhje pse Maqedonia e Veriut pati sukses në muajt dhe vitet e fundit, mes tjerash, dhe përshkak dialogut pozitë-opozitë

Marketing

Ilhan Kyçyk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut, qëndrimin e tij e bazon në disa argumente të lidhura me kufizimin e kompetencave të një Qeverie teknike.

“Qeveria teknike ka për detyrë kryesore të organizojë zgjedhje, ky është qëllimi kryesor i çdo definicioni të këtillë. Nga atje vijnë dhe pyetje politike, kush e bartë përgjegjësinë politike, që të ketë përgjegjësi politike duhet të ketë dhe një Parlament të fuqishëm i cili e kontrollon Qeverinë. Shikuar nga perspektiva europiane, të gjithë ne kemi interes të ketë pushtet politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me Parlament të fuqishëm i cili do ta kontrollojë në mënyrë të duhur”, thotë Kyçyk në intervistë për “360 gradë”.

Eurodeputeti bullgar konsideron se bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk është alternativë.

Ai shprehet se suksesi i Maqedonisë së vEriut në periudhën e kaluar është përshkak dialogut pozitë – opozitë.

“Dua të rikujtoj pse Maqedonia e Veriut ka arritur sukses në muajt dhe vitet e fundit – sepse kishte Parlament funksional, kishte institucione demokratike të cilat bashkëpunonin mes vete, pushteti eksekutiv e kishte rolin e saj, por për disa vendime ligjore kërkonte mbështetje edhe nga opozita. Në një demokraci funksionale liberale ka nevojë edhe të dya, plus dhe kyçje e obligueshme e sektorit qytetar. Procesi i negociatave është shumë i vështirë, kalon nëpër etapa të ndryshme dhe për këtë unë nuk e di si do të gjejnë parti tjetër politike e cila do t’i zgjidhte çështjet e vështira politike. Zgjidhja e situatës në Maqedoninë e Veriut është të gjendet konsensus mes fuqive politike, të ketë prioritet të qartë lidhur me anëtarësimin e vendit në NATO, që është qëllim i realizuar, dhe anëtarësimi i vendit në BE. Vetëm atëherë vendi do të arrijë të lëvizë në rrugë të qartë”, ka deklaruar Kyçyk.

Marketing