Kyçyk:Deri më tani nuk kemi parë propozime për reforma në procesin negociues

Raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, vlerësoi se ata që propozojnë reforma në procesin negociua të BE-së duhet të ofrojnë propozime të qarta dhe konkrete dhe pranoi se deri më tani nuk është ofruar, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Të gjithë flasim për atë reformë, por askush nuk ka parë dhe analizuar se çfarë do të jetë ajo reformë”, thotë Kyçyk në një intervistë për MIA.

Ai vlerësoi se është e paqartë se për çfarë kritere tjera të bisedimit mund të bëhet fjalë, duke e pasur parasysh se ato aktualet janë të qarta: të Kopenhagës. Gjithashtu ai vlerëson se reforma nuk mundet të jetë e pafundme, por me afate të qarta, prej kur deri kur duhet që të udhëhiqet dhe si duhet të duket.

Vendimin që të mos hapen negociata me Maqedoninë e Veriut personalisht e vlerëson si dëshpëruese, por ka shpresë se është e mundshme që të ketë, pozitë të fuqishme dhe të konsoliduar përpara Samitit në Zagreb, e cila do të japë udhëzime të qarta për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga rajoni.

Qëllimi i tij në funksionin e ri si raportues, thotë se është që t’i bashkojë të gjitha forcat e të gjitha partive politike në PE që të përgatisin raport evropian, i cili do ta shprehë ambicien e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e BE-së.

Marketing