Kylie Jenner tregon se familjarët e ngacmojnë prej se është bërë miliardere

Gjatë këtij viti, Kylie Jenner është shpallur nga Forbes miliarderja më e re në botë.

Marketing

Ndërsa duke qenë e ftuar në The Ellen DeGeneres Show, 22-vjeçarja tregoi se shpesh motrat dhe vëllai e ngacmojnë për faktin se është një miliardere.

“Sa herë që bisedojnë në grupe Whatsappi se ku do të shkojmë për pushime, të gjithë pyesin: ‘Kylie, do t’i paguash ti?’”, ka treguar ajo.

https://www.instagram.com/kyliejenner/?utm_source=ig_embed

Siç transmeton KP, ylli i klanit Kardashian/Jenner ka sqaruar tutje se ata thjesht bëjnë shaka me të.

“Por, ata thjesht bëjnë shaka me mua. Të gjithë janë krenarë për mua, kjo është e sigurt”, ka deklaruar Kylie.

Jenner ka ndërtuar perandorinë e saj të kozmetikës që nga marsi i vitit 2015, ndërsa po në mars të këtij viti, Forbes e shpalli zyrtarisht miliardere.

https://www.instagram.com/kyliejenner/?utm_source=ig_embed

Marketing