La Gazzetta: Real Madridi i ofron kontratë dyvjeçare Allegrit me mundësi për të tretin dhe 10 milionë euro

9:00 | 18 Maj 2021

Marketing

Allegri, Raul Gonzalez ose Zidane. Bordi i Real Madridit mund të këtë vërtetë ndryshime pasi të mbyllet sezoni në ndeshjen përfundimtare ndaj Villarreal.

Që nga ajo kohë, skuadra nuk ka kohë për të humbur dhe vendimi përfundimtar do t’i takojë teknikut francez, transmeton lajmi.net.

Në rast që jo, alternativat dihen, Raul Gonzalez që është në krye te Castillas dhe Massimiliano Allegri, ky i fundit duhet të nxitojë të vendos sepse kërkohet nga Juventus dhe Napoli.

Në Itali, Gazzetta dello Sport raporton se presidenti Florentino Perez i ka ofruar Allegrit rinovim për dy sezone me opsion për të tretin dhe vlerë 10 milionë euro për dy sezonet e para.

Nga ana tjetër, Juventus dëshiron t’i ndërpres kontratën Andrea Pirlos pas një edicioni të dëshpëruar, ku nuk dihet nëse do sigurojnë Ligën e Kampionëve, derisa pasuesit janë Zidane ose Allegri.

Sipas Corriere dello Sport, Zidane ende nuk është përgjigjur, meqenëse ende nuk ka vendosur për të ardhmen./Lajmi.net/

Marketing