La Liga: Dy javët e ardhshme ndeshjet luhen pa tifoz

Krerët e La Ligas kanë vendosur që dy javët e ardhshme të luhen pa tifozë në stadiume.

Marketing

Në La Liga, java e 28 dhe 29 do të luhen pa tifozë, ndërsa në Divizionin e Parë, stadiumet do të jenë të boshatisura në javën e 32 dhe 33.

Ky vendim mund të vazhdohet edhe për javët në vijim, por që do të shqyrtohet varësisht nga përhapja e epidemisë.

Kjo do të thotë se Barcelona e Real Madridi, do të ndjekin rrugën e titullit në dy javët e ardhshme në stadiumet e boshatisura.