La Liga kërkon që El Classico të zhvendoset nga ‘Camp Nou’ në ‘Santiago Bernabeu’

Takimi mes Barcelonës dhe Real Madrid më 26 tetor mund të zhvendoset nga ‘Camp Nou’ në ‘Bernabeu’, me La Liga-n që ka frikë se protestat e planifikuara për pavarësinë e Katalonjës do të ndikojnë në ndeshjen.

Goal konfirmon që autoritetet përgjegjëse të repartit të lartë të Spanjës kanë folur me të dy klubet dhe kanë bërë një kërkesë zyrtare që ndeshja të zhvendoset, që do të thotë që Reali do të priste takimin e parë midis dy skuadrave këtë sezon.

Nëse klubet bien dakord, kjo do të nënkuptonte që takimi i kthimit që do të luhet në mars 2020 do të pritej në ‘Camp Nou’.

Kërkesa vjen mes përleshjeve midis banorëve të Katalonjës dhe policisë mbi pavarësinë e rajonit nga Spanja, me një demostratë të madhe që do të mbahej në të njëjtën ditë me El Classicon në ‘Camp Nou’.

Skenat kaotike në qytet vijuan pas dënimit të nëntë liderëve separatistë katalanas të hënën, me burgim midis nëntë dhe 13 vjet të nxjerra nga Gjykata Supreme e Spanjës.

Barcelona lëshoi një deklaratë pas lajmeve të dënimeve të së hënës që kërkojnë të zhvillohet më shumë dialog, duke insistuar se “burgu nuk është zgjidhja”.

evn