La Liga ka marrë dritën e gjelbër për të rinisur sezonin më 8 qershor.

Pasi filluan stërvitjet grupore, skuadrat e La Liga janë njoftuar se do të mund të kthehen në gara duke filluar nga data 8 qershor.

Dritën e gjelbër për rifillimin e futbollit spanjoll e ka dhënë kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Së fundmi, është publikuar edhe kalendari për xhiron e parë të La Liga pas rifillimit të sezonit. Barcelona dhe Real Madrid nuk do të kenë ndeshje të vështira.

Ndërsa, kryendeshja e kësaj xhiroje do të luhet në Bilbao, ku Athletic pret skuadrën e Atletico Madrid. Interesant pritet të jetë edhe derbi i Andaluzisë, mes Sevilla e Betis.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet që rinisin La Ligan.

Athletic Club – Atletico Madrid

Celta Vigo – Villarreal

Espanyol – Alaves

Granada – Getafe

Leganes – Valladolid

Mallorca – Barcelona

Real Madrid – Eibar

R. Sociedad – Osasuna

Sevilla – Betis

Valencia – Levante /