La Liga konfirmon El Clasicon e radhës

El Clasico e radhës mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet më 1 mars, me fillim nga ora 19:00, sipas konfirmimit të La Ligas.
Të dy skuadrat aktualisht ndajnë kreun e tabelës me nga 40 pikë, me Barcelonën që kryeson falë golaverazhit.

Marketing

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave paraparë të luhej më 26 tetor, ishte shtyrë për 18 dhjetor, shkaku i trazirave në Kataloni.

Përballja e radhës, do të jetë e 244-ta mes këtyre dy skuadrave, me Barcelonën që aktualisht numëron 96 fitore.

El Clasico e radhës do të sjellë debutimin e Quique Setien, i cili zëvendësoi Ernesto Valverden në stolin e Barcelonës.

Marketing