“La Verita” : Merkel po mundohet të shpëtojë Zaevin

Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar një artikull të gazetarit Laris Gajzer, me titullin “Shkëndijat midis Parisit dhe Berlinit për Shkupin. Kancelarja po përpiqet të shpëtojë Zaevin, kurse si nëntitull plotëson: Me ndalimin e anëtarësimit në BE, kryeministri maqedonas është në telashe, transmeton Shenja. Sipas “La Verita” Zaev në takimin e sotëm me Presidentin Stevo Pendarovski do të ofrojë zgjedhje të parakohshme, me mundësinë për ta lejuar atë të japë dorëheqjen dhe të manovrojë në negociata, duke përjashtuar opozitën.

Marketing

E ardhmja e kryeministrit duhet të vijë nga hetimi, i inicuar nga gazeta La Verita që nga fillimi, që dërgoi nën arrest shtëpiak edhe nënkryetaren e Kuvendit Frosina Remenski, një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Zaevit
Ndryshe Laris Gajser edhe më herët kishte publikuar të ashtuquajturat ‘bomba’ për rastin ‘Zhvatja’, duke thënë se Zaev do të zëvendësohet brenda disa muajsh.

Marketing