Labi i bie pishman për dorëheqjen

Labinot Tahiri i ka rënë pishman dorëheqjes së tij nga AKR.
Në një biesdë për kallxo.com ai ka sqaruar se e kishte dërguar letrën dhe e njëjta ishte kthyer për t’u plotësuar sipas Nenit 20 të Rregullores së Kuvendit.

Marketing

“E kam dorëzuar kërkesën për dorëheqje por ajo është rikthyer ndërsa unë do vazhdoj të jem në AKR edhe për një kohë”, ka thënë Tahiri.

Ai ka shtuar se ka një marrëveshje me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, për të cilën tha se nëse nuk realizohet sërish do të japë dorëheqje.

“E kemi një marrëveshje me Behgjet Pacollin dhe nëse ajo nuk realizohet unë do jap dorëheqje. Marrëveshja është që të kemi një ministër nga Ferizaj dhe nëse kjo nuk realizohet unë do jap sërish dorëheqje”, ka thënë Tahiri.

U raportua se Tahiri kishte paraqitur dorëheqjen si deputet i AKR-së te Sekretari i Kuvendit ndërsa ky i fundit e kishte njoftuar deputetin që dorëheqjet duhet të dorëzohen me shkrim në adresë të Kryetarit të Kuvendit.

Marketing