Këngëtarit dhe deputeti Labinot Tahiri, i është ndaluar të performoj në disa diskoteka dhe klube nate.

Ai këtë e ka treguar përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ në të cilin shihet ai duke performuar derisa turma e thërrisnin emrin e tij, shkruan Indeksonline.

Labi u shpreh do të vijë dita kur ata që e bllokuan do ti luten që të mbajë një mbrëmje në lokalet e tyre.
Ky është statusi i tij i plot:

“Ato vende apo diskoteka që kanë vendosur mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! LE t’a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervuara që mund të janë mbi 50 prej tyre. Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla, a ban me e ba në mramje… Pra shikojeni masën e njerëzve që thrasin emrin tim sikur ky vend i shkëlqyer. Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve: 1950, 70,80! Që kushtojnë shumë shtrejtë. Pra shihemi nëpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku janë shqiptarët. Faleminderit Zotit dhe publikut”.