Labi themelon fondacionin humanitar “Labinot Tahiri” (FOTO)

Labinot Tahiri ka hapur fondacionin e tij humanitar.

Marketing

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se nga sot, fondacioni “Labinot Tahiri” hapë derën për qytetarët të cilët kanë halle.

“E nisa nga dora e nanës, tani nga familja e gjerë, nga shoqëria, dhe më pas kjo u bë moto e jetës sime, vendosa të jem në shërbim të popullit deri sa të më rrah zemra…për të gjithë ata që nuk kanë ku të mbështetën tjetër!

Qoftë ky një hap i mbarë për të gjithë, e paqim shume suksese nga fondacioni-zyra ose qendra e re, ku qytetarët mund të regjistrohen për hallet e tyre dhe ku ne mund të përpiqemi të ju bejmë zgjidhje, në vazhdimësi së bashku me donatorë.

Zot, qofsha falë që më jep kurajo edhe ateherë kur më sulmojnë padrejtesisht”, ka shkruar Labi.

Kujtojmë që Labi ka disa vite që bashkë me shumë donatorë ka ndihmuar e shëruar familje në nevojë.

https://www.instagram.com/p/CEWfsB5hR6p/?utm_source=ig_embed