Labinot Tahiri i ka anuluar të gjitha koncertet në Evropë (foto)

Labinot Tahiri po e mban premtimin e dhënë.

Marketing

Këngëtari dhe njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se nuk do të udhëtojë në Evropë dhe se do t’i anulojë të gjitha koncertet duke filluar nga 1 janari deri në marrjen e ndonjë vendimi për liberalizimin e vizave.

Ai e ka mbajtur premtimin pasi menaxheri i tij në diasporë, Ilir Balija, nëpërmjet publikimit të një postimi në Instagram e ka konfirmuar se Labi i ka anuluar tashmë të gjitha koncertet atje.

I kontaktuar nga lajmi.net vetë Labi tha se po vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë dhe konfirmon po ashtu anulimin e koncerteve të lartpërmendura.

Labi ritheksoi se do t’i dorëzoi pasaportat diplomatike. Ai ka premtuar se ai do të jetë deputeti i parë që bashkē me familjen e tij që nga 1 janari i vitit 2019-të nuk do të zhvillojnë asnjë udhëtim në vendet e Evropës derisa dhe gjithë qytetarët tjerë të Kosovës të gëzojnë liberalizimin e vizave.

Këngëtari madje ka njoftuar se edhe pasaportën amerikane do t’i duhet ta dorëzoi në rast se nuk bëhet liberalizimi.

Ai ndër të tjera tregoi se ka gëzuar përkrahje të madhe nga publiku dhe fansat.

Marketing