Labinot Tahiri vjen me hitin e ri veror “Sa shumë”

Labinot Tahiri ka përfunduar punën për projektin e ri muzikor.

Marketing

Këngëtari i njohur dhe i dashur nga publiku shqiptar anembanë, Labinot Tahiri po sjell projektin e ri muzikor.

Ai solli pamje nga rrugëtimi i tij për në Ulqin drejt xhirimeve të klipit muzikor pak javë me parë, ndërsa lajmi.net. mëson se ai tanimë i ka përfunduar përgatitjet e këngës dhe ajo vjen e gatshme për adhuruesit e tij ditën e nesërme.

Kënga vjen e vizualizuar me klip muzikore me frymë verore duke iu përshtatur edhe stinës në të cilën jemi në Mal të Zi.

“Sa shum” thotë Labi në këngën e re e cila po pritet me padurim nga fansat e tij të shumtë.