Laçi: BDI me PR strategji të menduar mirë, opozita u kap në befasi

Gazetari i TRT World, Bekim Laçi në një postim në facebook ka shkruar se i pëlqen guximi politik i BDI-së pasi që kjo parti politike e çon agjendën e saj dhe nuk e vret veshin se çka thonë të tjerët.

Marketing

Në periudha të ndryshme zgjedhore, sipas rrethanave që kanë mbretëru, ka ditë me ofru “patriotizëm”, pastaj “integrime”, sërish “patriotizëm dhe UÇK” dhe tash pas nuhatjes se ka stërkonsumu çështjet kombëtare të cilat janë shndërru në klishe, ofron ide politike “të gjelbër”.

Opozita shqiptare duhet ti kundërpërgjigjet me strategji të mirëfilltë, kjo që po shoh në FB është Deja Vu, reagimi i Aleancës nuk më la përshtypje, të gjitha problemet që po apostrofohen janë artikulu në dhjetra cikle zgjedhore dhe duke qenë ekzistuse, BDI ka fitu.

Tërë kohën shohim një BDI në ofanzivë, me PR strategji të menduar, dhe një opozitë e cila kapet në befasi, i kundërpërgjigjet këtij PR-i që akoma më shumë i jep publicitet.

Qytetari dëshiron të dëgjoj ofertë.

Marketing