Laçi mposht Luftëtarin, merr vendin e tretë

Laçi ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen e radhës përballë Luftëtarit, duke marrë vendin e tretë në renditje dhe hapur një garë të fortë me durrsakët e Teutës për një vend në Europë për sezonin e ardhshëm.

Marketing

Kurbinasit ishin superiorë në këtë ndeshje dhe për shkak të presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit për të marrë fitoren e kërkuar i detyruan këta të fundit të shënojnë dy gola në portën e tyre me Kukën dhe Lalën. Miqtë shënuan një gol në fund të takimit.

Tashmë dhe tre javë nga fundi i kampionatit gara për pjesëmarrjen në kupën e vogël europiane është më e fortë se kurrë dhe kalendari i ka rezervuar dy pretendenteve kryesore të Teutës dhe Laçi një përballje kokë më kokë në javën e fundit.

Marketing