Laja: Spanja së shpejti do të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin në NATO

Ministrja e Jashtme spanjolle, Arança Gonzalez Laja tha se Spanja së shpejti do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe me këtë rast Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës. Spanja është shteti i fundit që do ta ratifikojë Protokollin, ndërsa në Parlamentin spanjoll është në rrjedhë ratifikimi me procedurë të shpejtë.
Pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ajo shtoi se në Këshillin Evropian në mars, Spanja do ta mbështesë hapjen e negociatave për anëtarësim me Shkupin. Shtoi se po punon bashkërisht me Francën për të siguruar konsenzus për këtë çështje.
Dimitrov nga ana tjetër tha se vendi ka bërë progres të jashtëzakonshëm, se është i përgatitur për të filluar negociatat me BE-në dhe se do të ishte e turpshme që edhe pas metodologjisë së re të zgjerimit, Maqedonisë së Veriut t’i thuhet “Jo”.

Marketing
Marketing