Lajçak dhe Reeker bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka takuar në Bruksel ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

Marketing

“Biseduam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi Lajçak në Twitter, pa dhënë më shumë detaje.

https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1286710971633991681?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1286710971633991681%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2F30745753.html

Takimi i tyre zhvillohet një javë pasi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, ka rifilluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa këtë javë është mbajtur edhe një takim në nivel ekspertësh.

Një ditë më herët, në një telekonferencë me gazetarë, Reeker tha se SHBA-ja do t’i vazhdojë bisedimet me BE-në për dialogun Kosovë-Serbi.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas nismës së BE-së për të rifilluar procesin, dhe nëse ka bashkëpunim mes SHBA-së dhe BE-së, Reeker tha se “i vjen mirë për rifillimin e dialogut” dhe se SHBA-ja do ta mbështesë këtë proces.

Përaqësues të posaçëm në dialgun Kosovë-Serbi kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell.

Një takim midis palëve, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e Grenellit, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim

Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.

Marketing