Lajcak: Maqedonia Veriore ka qenë problem më i vështirë se Kosova

Ministri i punëve të jashtme i Sllovakisë Miroslav Lajcak ka vlerësuar sot se problemi i Kosovës nuk është aq i vështirë dhe mund të zgjidhet më lehtë se sa rasti i ndryshimit të emrit të Maqedonisë veriore, por e vetmja mënyrë për këtë është dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës, të cilin e kanë frenuar taksat e Prishtinës.

Marketing

“E vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë gjithëçka që të arrihet kjo”, ka shpjeguar Lajcak në një intervistë për ORF-në.

Bashkësia ndërkombëtare, mendon Lajcak, duhet ta thotë qartë se beson në dialog dhe se nuk i mbështet aksionet e njëanshme të cilësdo qoftë palë, të cilat e rrënojnë dialogun, transmetojnë mediet serbe.