Lajm i frikshëm për Juventusin në lidhje me lëndimin e Demiral

Merih Demiral ka pësuar lëndim gjatë ndeshjes së Juventusit kundër Romës.

Marketing

Lajm i keq për Juventusin.

Në minutën e 15-të të ndeshjes ndaj Romës është lënduar Merih Demiral.

Mbrojtësi turk u rrëzua keq në tokë gjatë një dueli ajror duke dhënë shenja të dhimbjes së madhe në gjurin e majtë, sa që Matthijs De Ligt u desh të inkuadrohej në vend të tij.

“Sky Sport” raporton se dyshimet fillestare janë se Demiral mund të ketë pësuar lëndim serioz në ligamentin kruciat.

Ish mbrojtësi i Sassuolos sot do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore për të mësuar shkallën e lëndimit.

Kurse, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka deklaruar pas ndeshje se duket se Demiral ka pësuar lëndim serioz.

Marketing