Lajm i fundit: Pacienti nga Gjermania negativ me virusin korona, kthen 26 udhëtarë nga vendet e krizës

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se pacienti nga Gjermania i cili u testua sot nuk është me koronavirus.
“Udhëtarët që kanë qëndruar në avionin në afërsi të tij, ndërsa të cilët u mbajtën në izolim në aeroportin në Shkup, janë lëshuar në shtëpi me rekomandim që të përmbahen masave dhe rekomandimeve, të cilët vlejnë për të gjithë udhëtarët që vijnë në shtet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në komunikatën thuhet se gjatë ditës janë kthyer edhe 26 udhëtar të cilët në shtet kanë ardhur nga vendet të shpallur me rrezik.
“Pasdite edhe tetë pacientë janë testuar në mes të cilëve edhe një motër medicinave nga Klinika për sëmundje infektive. Të gjithë janë negative ndaj testit. Katër pacientët nga Dibra janë pozitive ndaj virusit, ende janë në Dibër dhe në gjendje stabile ndërsa nesër do të sillen në Shkup në klinikën për sëmundje infektive”, thuhet në njoftimin e MSH.

Marketing
Marketing