Çmimet e biletave të linjave ajrore kanë rënë vazhdimisht viteve të fundit. Kështu të paktën thotë shefi i “Swiss”, Thomas Klühr. Ai thotë se megjithatë ulja është ndalur tani.

“Në trafikun e linjave të shkurtra, besoj se kemi arritur fundin”, thotë Klühr në një intervistë për BILANZ, përcjell albinfo.ch.

Megjithëse ndoshta do të ketë më pak bileta me çmimin e reklamuar, por “gjithmonë do të ketë oferta me çmime të ulëta nën 100 franga”.

Klühr konfirmoi për herë të parë që Grupi «Lufthansa» po teston për të marrë modelin e avionëve për pushime të “Edelweiss” të Zvicrës për vende të tjera të grupit.

Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi midis “Swiss” dhe “Edelweiss” po bëhet gjithnjë e më i afërt.