Sony thotë se PlayStation 5 nuk do të vonohet përkundër pengesave të krijuara nga pandemia koronavirus.

Sipas një raporti të fitimeve të fundit nga kompania, ajo ende pret që konzola të arrijë në datën e planifikuar, gjegjësisht në dhjetor të fundvitit.

“Sa i përket fillimit të PlayStation 5, megjithëse faktorë të tillë si punonjësit që punojnë nga shtëpia dhe kufizimet në udhëtimet ndërkombëtare kanë paraqitur disa sfida në lidhje me një pjesë të procesit të testimit dhe kualifikimin e linjave të prodhimit, zhvillimi po përparon me fillimin e konzollës së planifikuar për sezonin e pushimeve 2020”, tha kompania në një deklaratë, shkruan Daily Mail.

Raportet e mëparshme kanë sugjeruar që COVID-19 mund të çojë në mungesë të materialeve të kërkuara për të prodhuar PlayStation 5 dhe të rezultojë në shtyrje të afateve të lansimit.

Microsoft, megjithatë, thotë se zhvillimi i lojërave mund të vonohet nga problemet me masat e udhëtimit ndërkombëtar dhe bllokimin, duke detyruar shumë njerëz të punojnë nga shtëpia.