Lajm i rëndë tek Atletico Madrid/ Diego Costa është i sëmurë, do mungojë 6 muaj

Dhimbje koke për Diego Simeonen, që humbet shërbimet e Diego Costës për 6 muajt e ardhshëm.

Marketing

Sulmuesi brazilian i natyralizuar spanjoll do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit deri në muaj prill, duke iu referuar lajmeve që shkruajnë gazetat spanjolle.

Lojtari vuan nga një hernie diskale në qafë. Të paktën këtë kanë vërtetuar analizat të cilave u është nënshtruar Diego Costa.

Atletico Madrid ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për gjendjen e lojtarit, por shpejt duhet të marrë një vendim për zgjidhjet që mund të gjenden.

E sigurt është që Diego Costa, i cili në këtë sezon ka shënuar vetëm 2 gola në 15 ndeshje, do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për një kohë të gjatë.

Marketing