Lajm i rëndësishëm nga Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural

Lajmërim paraprak (për shpallje të Thirrjes publike nr. 01/2020)

Marketing

⏺️Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural sot shpalli lajmërimin paraprak për shpallje të Thirrjes publike nr. 01/2020 për parashtrimin e kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Masa 1 “Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore” në kuadër të Programit IPARD 2.

⏺️Thirrja publike për parashtrimin e kërkesave për këtë masë do të shpallet në gjysmën e dytë të janarit të vitit 2020.
⏺️Mjetet financiare nga masa “Investime në mjetet themelore të ekonomive bujqësore” janë për investime në nënsektorët vijues:

Prodhime bimore
☑️Prodhime të kafshëve
☑️Përpunim dhe marketing i drejtpërdrejtë i prodhimit individual bujqësor të ekonomisë bujqësore
☑️Gjenerimi i prodhimit të energjisë elektrike për konsumin individual

⏺️Të gjithë subjektet të cilët janë të interesuar për të aplikuar për këtë masë, kanë mundësi dhe kohë që të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm dhe me plotësimin e kushteve të përfitojnë nga mjetet evropiane.🇪🇺

Marketing