Lajm shumë i mirë për Barcelonën një ditë para derbit me Real Madridin

Ernesto Valverde ka marrë lajm shumë të mirë para ndeshjes së kthimit të Barcelonës kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Kupës së Spanjës.

Marketing

Kjo pasi mesfushori brazilian është rikthyer nga lëndimi para kohe dhe do jetë në dispozicion të trajnerit spanjoll për ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Braziliani, si dhe portieri Jasper Cillessen janë riaftësuar plotësisht nga lëndimet, madje para kohës së paraparë, dhe si rrjedhojë janë ftuar nga Valverde.
Megjithatë, nuk pritet që ata të jenë titullarë në këtë takim.

Marketing