Pezullohet sezoni i NBA

Pandemia e koronavirusit po ndikon edhe në kalendarin e aktiviteteve sportive në Shtetet e Bashkuara. Liga Kombëtare e Basketbollit vendosi të mërkurën që të pezullojë të gjithë sezonin, deri në në një njoftim të ri. Vendimi erdhi pasi një lojtar i ekipit Utah Jazz u testua pozitiv për koronavirusin. COVID-19 çoi edhe në anulimin e kampionatit botëror të rrëshiqtjes mbi akull si dhe detyroi autoritetet të vendosin që turi i basketbollit në nivel kolegjessh të zhvillohet po tifozë.

Marketing

Pas lajmit se një lojtar i ekipit Utah Jazz doli pozitiv në testimin për koronavirus, liga e njohur e basketbollit NBA pezulloi të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Vendimi u mor pak para se të niste përballja midis Utah Jazz dhe Oklahoma City-t.

Trajneri i klubit Denver Nuggets, Mike Malone, e mësoi lajmin pas humbjes që pësoi ekipi i tij ndaj Dallas Mavericks në Teksas me rezultat 113-97.

“E respektojmë vendimin e ligës që vendosi në të mirën e lojtarëve, tifozëve, trajnerëve dhe stafit”, tha ai.

Zyrtarët e NBA thonë se gjatë ndërprerjes do të përcaktohen hapat e mëtejshëm të mbrojtjes nga koronavirusi.

Koronavirusi çoi gjithashtu në anulimin e kampionatit botëror të patinazhit ndërsa turi i basketbollit në nivel kolegjesh u vendos të luhet pa tifozë.