Lajme të këqija edhe për Mourinhon, konfirmohet lëndimi i Kane

Harry Kane është lënduar në ndeshjen kundër Southampton mirëpo siç duket lëndimi i tij është më serioz se sa është pritur.

Marketing

Ende nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të jetë jashtë fushës mirëpo sipas raportimeve Kane do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.

Po ashtu edhe Mourinho e komentoi lëndimin e Kane duke thënë se do të jetë një mungesë e madhe mirëpo sipas tij skuadra duhet të përqëndrohet në ndeshje dhe të arrijë të luaj edhe pa Kane.

“Unë mendoj se do ta humbasim atë për një periudhë sepse jam plotësisht i bindur në atë që mund ta parashikoj, nuk dua të ulem këtu me ju duke u qarë në çdo konferencë shtypi tani. “Të gjithë e dinë kush është, çfarë është, çfarë do të thotë për ekipin, tifozët, klubin. Por nuk dua të qaj këtu gjatë gjithë kohës, dua të përqendrohem tani te lojtarët që janë në dispozicion“, tha Mourinho.