Lajme të këqija për Kosovën!

Kombëtarja e Kosovës mund të ballafaqohet me një situatë pakëndshme në rast se Milot Rashica do të mungojë një kohë të gjatë për shkak të lëndimit.

Të gjithë luten që shkalla e lëndimit të yllit të Kosovës që mos të jetë e shkallës së rëndë! Rashica ka asistuar për Werderin në ndeshjen e djeshme, por e humbën me rezultat 3:1 nga Fortuna e Dyseldorfit. Rashica u largua nga fusha në minutën e 65-të.

Kosova me 7 shtator do të ndeshet me Çekinë dhe me 10 shtator me Anglinë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Në rast se edhe Rashica do të mungojë gjatë, atëherë do të kemi dy mungesa shumë të mëdha, pasi që edhe Arbër Zeneli i Reimsit nuk mund të kthehet deri në vitin tjetër! Lajme të këqija për Kosovën.