Lajme të mira nga Spanja, ja kur do të rinisë La Liga

Spanja është e vendosur për t’i shkuar deri në fund sezonit të futbollit të nisur.

Marketing

Federata Spanjolle e Futbollit i ka komunikuar klubeve të La Liga-s që kampionati mund të rinisë prej datës 12 qershor, ose në rastin më keq, një javë më vonë.

Ndeshjet e kampionatit pritet të luhen çdo fundjavë, nga e premtja në të diel, për të përfunduar sezonin në fundin e muajit korrik.

Klubet spanjolle kanë nisur prej së premtes, që lamë pas, stërvitjet individuale për të qenë të gatshme.

Marketing