Lajme të mira për përdoruesit e iPhone, tani më shumë mundësi

Tastiera e iPhone është gati për t’u bërë e larmishme, falë softuerit të ri të iOS 13.2, nga Apple. Përditësimi përfshin një seri emoji gjithëpërfshirëse, duke përfshirë çifte dhe familje me ngjyrë të ndryshme lëkure, si edhe karaktere të së njëjtës gjini.

Përkrah opsioneve emoji mashkull dhe femër, do të gjeni edhe karaktere përrallash si zanë, çiklist dhe vampir, si edhe emoji gjithëpërfshirës, të cilat shfaqin edhe modele apo ngjyra të ndryshme flokësh, të shkurtër dhe të gjatë.

Përveç këtyre opsioneve të reja neutrale gjinore, iOS 13.2 i Apple ofron gjithashtu emoji për të përfaqësuar të gjithë njerëzit me aftësi të kufizuara, duke përfshirë karaktere me karrige me rrota, gjymtyrë protetike, mjete dëgjimi dhe qen udhëzues.

evn